Google ADS

FIFA “zhduk” Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Konfederatave, propozon format të ri

16:15 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Formati i ri do të shmangë interferimin e Botërorit të Klubeve në kalendarin e kampionateve, sidomos në Europë.

Botërori për klube që njohim sot, mund të zhduket shumë shpejt si kompeticion. FIFA po studion mundësinë e krijimit të një formati të ri, për të zëvendësuar Kupën e Konfederatave dhe një Botëror i ri për Klube, më i zgjeëruar, dhe që do të zhvillohet çdo katër vjet në muajin qershor, duke nisur që nga viti 2021, është një nga propozimet më ambicioze që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka dërguar federatave kintinentale.

Një ndryshim ky i detyrueshëm për shkak të të ardhurave të ulëta që gjenerohen nga dy turnetë aktuale (Kupa e Konfederatave dhe Botërori i Klubeve),  por edhe për të shmangur hendekun që madh që ekziston mes pjesëmarrësve.

Formati i ri do të shmangë interferimin e Botërorit të Klubeve në kalendarin e kampionateve, sidomos në Europë.

Propozimi i ri lidhet veçanërisht me anën financiare, pasi, ndryshe nga Kupa e Botës, që organizon FIFA, as Kupa e Konfederatave dhe as Botërori i Klubeve nuk janë tërheqës për tifozët dhe sponsorët, transmetonm “SS”.

Në historinë e Botërorit të Kluvebe, trofeu është fituar vetëm nga skuadrat europiane dhe ato nga  Amerika e Jugut.

Infantino po i paralajmëron federatat kontinentale se ai i fituar nga Gjermania në “Rusi 2017” do të jetë edicioni i fundit i Kupës së Konfederatave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme