FIFA zbulon stadiumin ku do të luhet finalja e Kupës së Botës

09:31 | 5 Shkurt 2024
E.G

Kanë mbetur edhe dy vite deri në fillim të Kampionatit Botëror të vitit 2026 që do mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Por qysh tani kanë filluar përgatitjet për ngjarjen më të madhe botërore të futbollit dhe në FIFA e dinë se dy vite kalojnë shpejtë për të ardhur deri në fillim të Botërorit.

Shtëpia më e madhe e futbollit botërorë, FIFA njoftoi se është përcaktuar tashmë se cili do të jetë stadium i finales së kupës së botës se vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshja që do të përcaktojë fituesen e ardhshme të Kupës së Botës do të luhet më 19 korrik 2026, në stadiumin “MetLife”, i vendosur në New Jersey, shtëpia e ekipeve amerikane të Rugbyt, New York Giants dhe New York Jets.

Ceremonia e hapjes dhe ndeshja inauguruese do të mbahen në stadiumin historik “Azteca”, në Mexico City, më 11 qershor.

Kryeqyteti meksikan bëhet kështu vendi i parë në histori që hap garën për herë të tretë pas edicioneve 1970 dhe 1986.

Sa i përket stadiumit ‘MetLife’, ai edhe më parë ka pritur ndeshje futbolli, pasi deri në vitin 2009 në të ka luajtur skuadra amerikane New York Red Bull. /Telegrafi/

Të ngjashme