Google ADS

FIFA: Votat për Lionel Messin nuk janë falsifikuar

19:16 | 26 Shtator 2019
Arbresh Info

FIFA ka mohuar pretendimet se votat për përzgjedhjen e Lojtarit më të Mirë në “The Best” i ishin dhënë gabimisht yllit të Barcelonës – Lionel Messit.

Kapiteni i Nikaraguas, Juan Barrera kishte thënë se nuk ka votuar pavarësisht se publikimet nga FIFA pretenduan se Messi ishte votuar nga ai për të marrë këtë çmim, transmeton portali arbresh.info.

Kjo ngjalli raporte nga Tuttosport se sulmuesi Cristiano Ronaldo, i cili është fitues i këtij çmimi në dy vitet e mëparshme, është “vjedhur”.

Megjithatë, një zëdhënës i trupit qeverisës së botës së futbollit ka thënë për ESPN: “Ne i kemi kontrolluar dokumentet e votave të shtruara nga Federata e Futbollit të Nikaraguas dhe të gjitha dokumentet ishin të nënshkruara dhe të konfirmuara me vulën zyrtare të Federatës së Futbollit të Nikaraguas”

“Pas krahasimit të fletës së votave të paraqitur nga Federata dhe atyre të publikuara në FIFA.com, ne mund t’iu konfirmojmë se kemi votat e duhura të nënshkruara nga lojtari. Ne jemi duke kërkuar gjithashtu nga Federata e Futbollit të Nikaraguas për të hetuar këtë çështje”

Po ashtu, thuhet se votat egjiptiane për sulmuesin Mohamed Salah nuk janë marrë parasysh sepse nënshkrimet e tyre “ishin me shkronja të mëdha dhe prandaj nuk janë dukur valide [autentike]”.

Federata e Futbollit të Egjiptit ka “pranuar gjithashtu dy lajmërime për të paraqitur formën e votimit në mënyrën e duhur deri më 19 gusht”, kohë gjatë të cilës gjithçka ishte në kaos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme