FIFA është bërë sërish cak i hakerëve.
Faqja zyrtare e FIFA është sulmuar sërish nga hakerët, ku janë vjedhur disa të dhëna.
Sulmi i parë ndodhi në mars, por që ky i tanishmi nuk mendohet të jetë në lidhje me Rusinë, që u akuzua për anti-dopning.
Sipas Neë York Times , raportimet rreth shkeljes do të publikohen të premten pasi ato do të merren nga faqja e internetit të ‘Football Leaks’, përcjell “lajmi.net”.
Nuk dihet saktësisht se çfarë informacioni është vjedhur në këtë fazë.
Raporti sugjeron se zyrtarët e UEFA-s u vunë në shënjestër me një operacion phishing që synonte të kapte detajet e identifikimit, por gjurmët e hakerëve mbeten të paqarta.
Zyrtarët e FIFA diskutuan rrjedhjen në mbledhjen e Këshillit në Ruanda javën e kaluar.
“Fifa dënon çdo përpjekje për të komprometuar konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave në çdo organizatë duke përdorur praktika të paligjshme”, thuhet në faqen e FIFA-s, transmeton “lajmi.net”.
Ndërkohë, presidenti i FIFA, Gianni Infantino, e pranoi pafajësinë e tij dhe pretendoi se e kryente rolin e tij me ndershmëri dhe ndau idetë dhe diskutimet me njerëz të shumtë.
Ai tha javën e kaluar: “Nëse kjo gjë po ilustrohet si diçka e keqe atëherë mendoj se nuk mund të bëj tjetër përveç punës sime, nuk po vjedhim”.
Dokumente konfidenciale u morën për herë të parë në vitin 2015, derisa Neë York Times tha se revista gjermane Der Spiegel ka marrë sasi të mëdha informacioni ekskluzive, duke përfshirë email, mesazhe dhe kontrata, përcjell “lajmi.net”.
Shkeljet kanë çuar në nxjerrjen e disa ngjarjeve kryesore të futbollit, duke përfshirë propozimet për të ndryshuar tregun e transferimeve, evazionin fiskal nga lojtarët dhe trajnerët në Spanjë dhe gjithashtu marrëveshjen e fshehtë të nënshkruar nga Cristiano Ronaldo me një grua në Las Vegas.
Ajo akuzoi tani asin e Juventusit për sulm seksual në vitin 2009, ndërsa portugezi po e refuzon atë fuqishëm
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...