FIFA lëshoi një deklaratë duke këmbëngulur se “nuk do të ketë ndryshime në rregullat në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit” për Kupën e Botës 2022, pas raportimeve që Gianni Infantino po mendon për ndryshim të kohëzgjatjeve të ndeshjeve.
Lajmi doli kur Infantino vizitoi Firencen këtë javë, ku presidenti i FIFA-s kishte folur pozitivisht për idenë e zgjatjes së ndeshjes edhe për 10 minuta tjerë.
Sugjerimi që kjo mund të prezantohet për Kupën e Botës 2022 në Katar ngjalli polemika, por FIFA tani ka lëshuar një deklaratë zyrtare.
“Pas disa raporteve dhe thashethemeve të përhapura sot, FIFA dëshiron të sqarojë se nuk do të ketë ndryshime në rregullat në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit për Kupën e Botës FIFA 2022, Katar apo ndonjë kompeticion tjetër”, thuhet në njoftim.
Déclaration de la FIFA
Suite à certains articles et rumeurs diffusés aujourd’hui, la FIFA souhaite clarifier qu’il n’y aura aucun changement dans les règles concernant la durée des matchs de football pour la Coupe du Monde de la FIFA Qatar 2022™️ ou toute autre compétition.
— FIFA Media (@fifamedia) April 6, 2022
Rregulli që më shumë pengonte të gjithë ishte zgjatja e ndeshjes për 100 minuta.
Kjo do të ishte e vështirë edhe për programet televizive globale, si dhe për skuadrat e përfshira në lojë.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...