Organizata më e madhe e futbollit, FIFA, ka thënë se beson te ideja e futbollit që ka në thelb meritat sportive dhe parimet e ekuilibrit konkurrues e solidaritetit financiar.
Ky qëndrim ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Evropiane lidhur me krijimin e Superligës Evropiane, ku sipas verdiktit, dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi si iniciatore të krijimit të Superligës tani mund të vazhdojnë me projektin e tyre për të jetësuar këtë ligë.
“FIFA është njohur sot me vendimin e marrë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë në lidhje me kompaninë evropiane Superligës SL.FIFA do të analizojë vendimin në koordinim me UEFA-n, konfederatat e tjera dhe federatat anëtare përpara se të bëjë komente të mëtejshme. Në përputhje me statutet e saj, FIFA beson fuqishëm në natyrën specifike të sportit, duke përfshirë strukturën piramidale – që ka në thelb meritat sportive – dhe parimet e ekuilibrit konkurrues dhe solidaritetit financiar”, ka theksuar FIFA.
“Futbolli i detyrohet historisë së gjatë dhe të suksesshme parimeve të lartpërmendura, të cilat FIFA, konfederatat dhe federatat anëtare do të vazhdojnë t’i promovojnë në të ardhmen, në interes të të gjithë tifozëve të futbollit në mbarë botën”, thuhet tutje.
Ky reagim erdhi pasi Gjykata Evropiane i dha të drejtë Superligës Evropiane, që të formojë një kampionat siç ata e kishin menduar.