Gjykata Evropiane e Drejtësisë sot ka dhënë dritën e gjelbërt për Superligën Evropiane të Futbollit.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta në opinion sportive, shkruan Arbresh.info.
Teksa reagimi i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, nuk ka munguar.
Ata kanë njoftuar se do të analizojnë me kujdes këtë situatë dhe në përputhje me statutet e saj përpara se të bëjnë komente të mëtutjeshme.
“FIFA ka marrë parasysh vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me Kompaninë Evropiane të Superligës SL. FIFA do të analizojë vendimin në koordinim me UEFA-n, konfederatat e tjera dhe shoqatat anëtare përpara se të bëjë komente të mëtejshme. Në përputhje me statutet e saj, FIFA beson fort në natyrën specifike të sportit, duke përfshirë strukturën piramidale – e cila bazohet në meritat sportive – dhe parimet e ekuilibrit konkurrues dhe solidaritetit financiar.Futbolli ia detyron historinë e tij të gjatë dhe të suksesit parimeve të lartpërmendura, të cilat FIFA, konfederatat dhe shoqatat anëtare do të vazhdojnë t’i promovojnë në të ardhmen, në interes të të gjithë tifozëve të futbollit në mbarë botën”, thuhet në reagimin e FIFA-s.
Nga kjo situatë del se FIFA po tregohet e kujdesshme me reagimet e saj për Superkupën Evropiane./arbresh.info/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...