FIFA ka shprehur sot besimin në kapacitetet e Rusisë për zgjidhjen e problemeve teknike lidhur me vonesat në përurimin e stadiumit të Saint-Petersbourg, ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Konfederatave 2017 dhe të Botërorit 2018.
“Ka një plan të qartë, një planifikim teknik të punimeve që priten të bëhen efektive në dy javët e ardhshme”, deklaroi Colin Smith, drejtor i kompeticionit të FIFA-s.
“Ne kemi besim se masat që do të merren do të zgjidhin shumë shpejt situatën”, theksoi ai pas një vizite teknike të FIFA-s në Saint-Petersbourg.
Pas 10 vjet punimesh, stadiumi i ri kishte testin e parë në fillim të shkurtit, duke pritur 10.000 persona në tribunat me kapacitet prej 68.000 vendesh.
Veç ndeshjeve të Botërorit 2018, stadiumi “Saint-Petersbourg Arena” do të presë shumë ndeshje të Kupës së Konfederatave 2017, përfshirë dhe finalen.
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët