Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar sot (e enjte), 20 korrik, renditjen e re të përditësuar të ekipeve kombëtare.
Përveç kombëtareve evropiane, të gjitha ato të kontinenteve tjera kanë zhvilluar ndeshje gjatë fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut.
Kështu, FIFA ka ardhur me një renditje të re të përditësuar të kombëtare, ku ‘top 10’ ka vazhduar të mbetet i pandryshuar, me Argjentinën, Francën dhe Brazilin në tri pozitat e parë.
Pas tyre vijnë Anglia e katërta , Belgjika e pesta, Kroacia e gjashta, Holanda e gjashta, Italia e teta, Portugalia e nënta dhe Spanja e 10-ta.
Megjithatë, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje nga përditësimi i parafundit, Kosova ka pësuar rënie në renditjen e FIFA-s.
Dardanët ishin në pozitën e 108-të me 1179.69 pikë, ndërsa tani zënë vendin e 109-të me po kaq pikë.
Në anën tjetër, kombëtarja e Shqipërisë gjithashtu nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë kësaj kohe, por nuk ka pësuar asnjë ndryshim në renditje.
Kuqezinjtë vazhdojnë të renditen në pozitën e 65-të me 1357.39 pikë.
Edicioni i radhës i renditjes së FIFA-s do të publikohet pas dy muajve apo më saktë 21 shtator./Telegrafi
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...