Te Barcelona po luajnë me zjarrin, pasi rrezikojnë të përfshihen në mosmarrëveshjet që skuadra tjetër spanjolle e Atletico Madrid ka patur me FIFA-n në lidhje me merkaton, ku u pezullua.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS” transferimi i sulmuesit francez Antoine Griezmann mund të vërë në rrezik merkaton e klubit blaugrana në të ardhmen.
Problemi është periudha kur kanë niksur bisedimet mes palëve, tetorin e vitit të kaluar, periudhë kur skuadra e Atletico ishte e dënuar për të kryer lëvizje në merkato.
Barcelona e ka kërkuar që asokohe sulmuesin, por rregullat e vendosura nga FIFA nuk e lejuan këtë transfëerim ndaj skuadra kampione e Spanjës mund të marrë një pezullim të rëndë.
Rregullat e FIFA-s nuk lejojnë skuadrën e dënuar që të nisë bisedimet me ekipe të tjera deri para 6 muaj nga përfundimi i kontratës, por në klëtë rast rregulli është shkelur, pas kontrata e e Griezmann skadon në vitin 2022.
Por sulmuesi francez dhe menaxheri i tij kanë nisur bisedimet me skuadrën e Barcelonës që në tetor të vitit të kaluar, kur Atletico ishte e pezulluar, ndaj dhe FIFA ka hapur një çështje në lidhje më këtë transferim (Barça është gati të paguajë 100 milionë euro për sulmuesin).
Në rast se FIFA vendos të ndjekë të njëjtën linjë, mund të pezulluar për 4 sezone merkaton e Barcelonës (ashtu siç ka ndodhur edhe në vitin 2014), ndërsa sulmuesi francez rrezikon të mos luajë nga 4 deri në 6 muaj.
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...