FIFA ka vendosur që të rrisë numrin e futbollistëve në Kombëtare si rezultat i pandemisë Covid-19 dhe kohës së pazakonshme të garës.
Kombëtaret do të lejohen që të ftojnë maksimumi 26 futbollistë në skuadrat e tyre për Botëror këtë vit.
FIFA e ka përkrahur rritjen e numrit të lojtarëve në skuadrat e tyre për garën në Katar.
Më parë, trajnerët kanë mund të ftojnë 23 lojtarë për çdo garë.
FIFA ka shpjeguar që ky vendim për të ndryshuar numrin e futbollistëve në skuadra për Botëror është bërë për shkak të kohës jo të zakonshme kur mbahet gara, e cila në këtë vit fillon më 21 nëntor.
Pandemia e Covid-19 po ashtu ka luajtur rol në vendimin për të zgjeruar skuadrat.
“Duke pasur parasysh nevojë për ta ruajtur fleksibilitetin dhe kohën unike të Botërorit 2022 në kalendarin global, si dhe kontekstin më të gjërë të efekteve që pati pandemia Covid-19 në skuadrat para dhe gjatë turneut, byroja ka vendosur si vijon:
“Numri maksimal i listës përfshirë edhe atë rezervë është rritur nga 35 në 55.
“Numri i futbollistëve që do të përfshihen në listë finale është rritur nga 23 në maksimum 26 futbollistë”.
“Dita e fundit e Kombëtarëve për të treguar 23 apo 26 lojtarët e tyre në listën finale është 13 nëntor 2022”.
“Nuk lejohen më shumë së 26 futbollistë (deri në 15 zëvendësues dhe 11 zyrtarë të Kombëtarëve – një nga këta zyrtarë domosdo duhet të jetë mjeku i kombëtares) të cilit i lejohet të ulët në ulëset e skuadrës”./arbresh.info/
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...