Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar që do mbështesin UEFA-n lidhur me krijimin e Superligës Evropiane.
Superliga Evropiane u formua nga 12 gjigantë evropianë, por nuk u aprovua nga UEFA, këta të fundit kërkojnë që klubet që janë pjesë e kësaj lige të përjashtohen nga të gjitha garat ndërkombëtare, përcjellë lajmi.net.
Edhe FIFA e mbështet UEFA-n dhe këtë e ka konfirmuar presidenti Infantino.
“Te FIFA, ne nuk pranojmë krijimin e Superligës. Ligë që është private dhe thyen rregullat. Nuk ka dyshime në qëndrimin e FIFA-s. Mbështesim plotësisht UEFA-n”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Superliga u formua nga 12 klube, tri nga La Liga, gjashtë nga Premierliga dhe tri nga Seria A./
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...