FIFA: Kosova, kombëtarja me rritjen më të madhe në vitin 2018

11:39 | 20 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kosova është kombëtarja me rritjen më të madhe në FIFA të shënuar në vitin 2018 sipas një raporti të publikuar sot (e enjte) nga shtëpia më e madhe e futbollit.

‘Dardanët’ kanë përmbyllur një vit historik, duke fituar vendin e parë në grupin e tretë në Ligën D në Ligën e Kombeve, që i jep mundësi që përmes ‘Play Offit’ të synojë Kampionatin Evropian.

Kosova vitin 2018 e ka përmbyllur pa humbje, gjë që ka bërë që ‘Dardanët’ të jenë kombëtarja me rritjen më të madhe në renditjen e FIFA-s për këtë vit, duke u ngritur për 46 vende.

Në ranglistën e muajit dhjetor Kosova ka mbetur një pozitën e njëjtë, 131, por gjatë vitit kalendarik, ka shënuar rritje për 46 vende.

Vitin 2018 si lidere në renditjen e FIFA-s e mbyll Belgjika, që ndiqet nga Kombëtarja e Francës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme