Federata e Futbollit Botëror (FIFA) ka kërkuar të enjten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), që nëse planifikojnë të kandidohen për organizimin e kampionatit botëror të futbollit në vitin 2026, t’u garantojë të gjithë lojtarëve, zyrtarëve dhe shikuesve hyrjen në SHBA.
“Të gjitha reprezentacioneve, përfshirë edhe tifozët dhe zyrtarët të cilët kualifikohen në botërorin 2026 duhet siguruar hyrje në shtet, në të kundërtën nuk do ta fitojnë organizimin e kampionatit botëror”, ka thënë presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.
Sipas dekretit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili përballet me kritika, ka bllokuar hyrjen në SHBA për shtetasit e gjashtë vendeve myslimane Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.
FIFA ka përgatitur rregullat e reja për kandidaturat për vitin 2026, ndërsa nikoqiri i këtij kampionati do të vendoset në vitin 2020.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor