FIFA ka vendosur për katër përforëcime në Kampionatin Botëror

19:52 | 30 Qershor 2018
Arbresh.info

Faza e 1/8-ve të Botërorit do të sjellë edhe implementimin e risive të reja të vendosura nga FIFA.

Në fillim ishte sistemi i teknelogjisë së avancuar VAR, ndërsa tashmë do të bëhën disa risi në çështjet teknike të lojës.

Pasditen e kësaj të shtune do të shohim dy risi: njëra absolute, të paktën për Botërorin, dhe tjetra e njohur por gjithmonë me ndikim.

Për “Rusi 2018”, FIFA nuk lançoi vetëm sistemin e videoarbitrimit VAR. Rregulli tjetër i ri është ai që prek kohët shtesë, nëse një ndeshje përfundon në barazim gjatë 90 minutave. Secili trajner i skuadrave në fushë do të mund të bëjë një zëvendësim të katërt.

Kjo risi është parë gjatë Botërorit për Klube në dhjetor të vitit të kaluar, por do të jetë hera e parë për një Kupë Bote. Ajo do të ndryshojë mënyrën sesi do të menaxhohet ndeshja; mund të bësh zëvendësimin e tretë në minutën e 80 dhe sërish të jesh i mbrojtur në rast dëmtimi; dhe është më se logjike të mendosh se do të sjellë zëvendësime strategjike përpara goditjes së 11-metërshave.

Risia e dytë janë penalltitë, të njohura gjerësisht dhe përjetësisht, por që nga sot do të kenë impakt shumë më të rëndësishëm sesa në një ndeshje normale në grupe. Kombëtaret pjesëmarrëse nga kjo fazë e deri në fund stërviten edhe me gjuajtjet e penalltive.

Statistikat ndërkohë tregojnë se, nga 1.300 penallti, në 60% të rasteve fitojnë skuadrat që godasin të parat. Sa për shpjegim, ai që gjuan i pari ndryshon shifrat i pari dhe shton presionin ndaj atij që do të godasë më pas.

Mes të dhënave të tjera statistikore kemi edhe përqindjen e realizueshmërisë së një penalltie. Rreth 78% gjatë ndeshjes, 74% gjatë kohëve shtesë dhe vetëm 62% në momentet më të vështira; ato që nëse humbet njërën përcaktojnë edhe eliminimin nga një turne madhor. Një tjetër detaj: portierët qëndrojnë në qendër të portës vetëm në 6% të rasteve, një e dhënë shumë e ulët nëse konsiderohet fakti që penalltitë e gjuajtura në qendër janë shumë më tepër.

Pa harruar këtu historinë që peshon shumë. Gjermania, specialiste e 11-metërshave, është eliminuar tashmë, por është kualifikuar Anglia, që në Botërorë ka fituar vetëm një herë në 6 raste të mundshme.

Por çfarë do të ndodhë sot? Franca ka një rekord në barazpeshë totale: 3 fitore dhe 3 humbje; ndërsa Argjentina ka 7 fitore dhe 6 humbje. “Gjelat” duken lehtësisht favoritë në këtë pikë. Në ndeshjen e darkës, Portugalia ka fituar 3 herë nga 4 të mundshme, ndërsa Uruguaji 5 herë nga 9 të mundshme. Se cilët do të fitojnë, kjo mbetet në dëshirën e çdo tifozi, deri në pritjen e verdiktit të fushës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme