Google ADS

FIFA i mbyll derën përfundimisht Italisë rreth ‘ëndrrës’ për të luajtur në “Katar 2022”

15:33 | 1 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Ata pak tifozë të Italisë që shpresonin të shihnin Italinë duke fluturuar drejt Katarit në nëntor duhej të dorëzoheshin herët pasi anëtarja ekzekutive e FIFA-s, Evelina Christillin ka thënë se ideja për të parë Azzurrët në Kupën e Botës është ‘utopi’.

Kishte raporte se FIFA do të merrte masa pasi Irani ndaloi gratë të hynin në stadium për ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës kundër Libanit.

Kjo bërë që tifozët italian të ëndërronin një vend në “Katar 2022”, në ‘kurriz’ të përjashtimit të Iranit.

Megjithatë, shpejt ka ardhur reagimi nga FIFA-, duke e cilësuar si utopi idenë për të parë Italinë në Kupën e Botës këtë vit.

Është anëtarja ekzekutive e FIFA-s, Evelina Christillin, e cila ka konfirmuar që nuk ka gjasa që një gjë e tillë të ndodh.

“Ne kurrë nuk kemi diskutuar përjashtimin e tyre nga Kupa e Botës. Edhe sikur të ishin përjashtuar, do të ishte një tjetër kombëtare aziatike që do të promovohej në vend të tyre”, ka thënë Christillin.

Ndryshe, Italia si fituese e Euro 2020 pritej të kishte një vend në Kupën e Botës, por fillimisht dështuan ta mbyllin grupin në vendin e parë, pastaj u eliminuan trupërisht nga Maqedonia e Veriut në “Play-Off”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme