Federata e Futbollit e Ukrainës, përmes një njoftimi ka konfirmuar se FIFA i ka kërkuar falje asaj dhe Ukrainës, për një lëshim që e ka bërë në ceremoninë e tërheqjes së shortit për kualifikimet e Kupës së Botës së vitit 2026.
Bëhet fjalë për një lëshim në hartë, duke mos e vendosur Krimenë (e pushtuar nga Rusia) si pjesë të Ukrainës.
Kjo kishte ngjallur shumë reagime në Ukrainë, e cila kërkoi sqarime nga UEFA e FIFA për këtë skandal.
Mirëpo, Ukraina nuk ishte vendi i vetëm që u përballë me një skandal të tillë.
Ngjashëm ishte edhe për Kosovën, e cila shihej në hartë si pjesë e Serbisë.
Megjithatë, nga Kosova nuk ka pasur reagime zyrtare (deri më tani), dhe kështu FIFA nuk ka kërkuar falje ndaj Kosovës.
Në kërkimfaljen e dërguar në Federatën e Ukrainës, FIFA ka kërkuar falje, duke thënë se ishte një gabim i paqëllimshëm.
Tërmet në kufirin Kosovë-Serbi-Maqedoni e Veriut
Jashari në formacionin e javës në Ukrainë
Armend Thaqi “Ylli i Javës” në Superligë
‘Ja kom maru kulaçin, u kry çdo sen’, banorët bëjnë shaka pa...
Në dy raste të ndara, policia gjen armë dhe një thikë
Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje