FIFA hap një afat kalimtar të veçantë për lojtarët që largohen nga Rusia dhe Ukraina

22:33 | 7 Mars 2022
KRG

FIFA ka njoftuar se do të ketë një afat të veçantë transferimi për të lejuar futbollistët që aktivizohen në futbollin e Ukrainës dhe Rusisë, të nënshkruajnë për një klub të ri.

Ky afat i veçantë kalimtar do të përfundojë më 7 prill të këtij viti.

Regjistrimi me klubin e ri duhet të bëhet përpara ose më 7 prill 2022. Për të mbrojtur më tej integritetin e garave, klubet kanë të drejtë të regjistrojnë maksimumi dy lojtarë nga këto vende.

Futbollistët fillimisht do të duhet ta shkëputin kontratën me klubet e tyre respektive në Ukrainë ose Rusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme