FIFA ka vendosur që ta dërgojë Poloninë në finale të play-offit të Botërorit 2022 pasi paraprakisht e kishte suspenduar Rusinë nga të gjitha garat që i organizon ajo.
Mirëpo, ndaj këtij vendimi ka reaguar Federata Suedeze e Futbollit, shkruan “Gazeta Express”.
Hakan Sjostrand, president i kësaj Federate ka ide tjetër, të cilën thotë se është dashur ta ketë në konsideratë shtëpia e futbollit botëror.
“Vendimi më i favorshëm dhe më i arsyeshëm do të ishte që të gjendet një kundërshtar i ri për Poloninë në gjysmëfinale. Ne e mirëkuptojmë që ky ishte një problem për të gjetur një zgjidhje nga ana e FIFA-s. Por, pa marrë parasysh gjithçka, është dashur t’i jepet rasti një ekipi tjetër, në mënyrë që të gjitha Kombëtaret të ndihen të trajtuara të barabarta. Pra, edhe polakët është dashur t’i zhvillojnë dy ndeshje për ta siguruar fazën finale të Botërorit”, deklaroi kreu i futbollit suedez.
Suedia do të luajë me Republikën Çeke në gjysmëfinalen tjetër të play-offit, ndeshje kjo që është shtyrë për një afat të pacaktuar shkaku i luftës që nisi dy javë më parë në Ukrainë nga agresori rus. /Gazeta Express/
Kurti: Aksionet terroriste në veri po ndodhin sepse tash atj...
Ministrja e Jashtme: Sulmi në Ibër-Lepenc, më i rëndi mbi in...
Fiorentina konfirmon se Bove është zgjuar pas kolapsimit të ...
Kurti: Kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ...
Ku fillon e ku mbaron kanali i Ibër–Lepencit?
Damiree Burns MVP i javës së 10-të në elitën e basketbollit ...