Google ADS

FIFA e ndal Shaqirin për test të doppingut

00:15 | 28 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Xherdan Shaqiri ka hasur në një pengesë sonte.

Pas ndeshjes me Kosta Rikën atë dhe dy lojtarë nga Kombëtarja e Amerikës Qendrore janë ndalur për të bërë testet e doppingut.

Këtë gjë Shaqiri e ka postuar në rrjetet sociale derisa duket shumë i qetë në këtë rast dhe aspak i shqetësuar për të bërë këtë test.

FIFA vazhdimisht bën kontrolla të lojtarëve për dopping dhe Shaqiri është njëri prej tyre që ju bën këto teste pas ndeshjeve.

“Në 1/8 e finales, punë e mirë djema! Dopping test më miqtë e mijë kostarikan! 2-2 rezultat fer”, ka shkruar Shaqiri.

Ndryshe, në statusin e tij shihet se ai është shumë i relaksuar ku krahas doppingut vendos emotikonin duke buzëqeshur që do të thotë se nuk ka asgjë serioze në këtë rast./express/

https://www.instagram.com/p/BkitIA1nxqw/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme