FIFA e ka seriozisht, përzierja e politikës sjell pezullim për Pakistanin, Zimbabven dhe Kenian

12:16 | 31 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Ne Doha të Katarit është duke u zhvilluar Kongresi i 72-të i shtëpisë së futbollit botëror, FIFA.

Në rend dite pika numër 4 shënonte: “Pezullim apo përjashtim i asociacioneve (federative) anëtare”.

Epilogu?

Pezullim për Pakistanin, Zimbabven dhe Kenian për përzierje të politikës më punën e federative respektive.

Ndërkohë në këto momente vijon Kongresi i 72-të i FIFA-s me pikat tjera të rendit të ditës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme