Google ADS

FIFA do të dhurojë 1 miliardë dollarë shpërblime në Kupën e Botës për Klube

18:51 | 6 Mars 2025
D.H

Kupa e Botës për Klube 2025 , e cila do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara dhe do të shohë pjesëmarrjen e disa klubeve më të mëdha në botë  dhe do të jetë një nga garat “më të pasura” ndonjëherë.

FIFA, e cila u mblodh sot për të miratuar “raportin vjetor 2024”, ku ka përcaktuar se çmimi total për 32 skuadrat do të jetë 1 miliard dollarë, nga 2 miliardë dollarë që do të jenë të ardhura.

Bordi i drejtorëve konfirmoi një vlerësim prej 13 miliardë dollarësh të ardhura për periudhën trevjeçare 2023-2026, në të cilën afërsisht 2 miliardë dollarë të ardhura pritet të vijnë nga Kupa e Botës për Klube.

Nga këto 2 miliardë, një prej tyre do t’i shpërndahet në bazë të performancës dhe vendosjes përfundimtare çdo klubi pjesëmarrës.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi se asnjëherë nuk është parë një shkallë e tij e të ardhurave për klubet pjesëmarrëse.

“Kupa e Botës për Klube FIFA jo vetëm që do të jetë kulmi i futbollit të klubeve, por edhe një demonstrim i gjallë i solidaritetit që do të përfitojnë klubet në përgjithësi në një shkallë që asnjë garë tjetër nuk e ka bërë ndonjëherë”, deklaroi Infantino.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm