Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar me qëllim që Federata bashkë më Ministrin të investojë në tri fusha ndihmëse në Obliq.
Këto mjete financiare të cilat do të përdorën për këtë investim janë të UEFA-s dhe procesest drejt kete investimi do të kryhen nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Për ndërtimin e këtyre tri fushave nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë siguruar diku rreth 10 hektarë, në marrëveshje me Komunën e Obiliqit.
Ministri Kujtim Gashi u shpreh mjaftë i lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje duke pohuar se investimet në fushën e sportit nuk do të ndalen në të ardhmen.
“Ky projektë është në kuadër të masovizimit të Sportit, përkatësisht avancimit të infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës dhe është pjesë e bashkëpunimit të ngushtë që kemi me Federatën e Futbollit të Kosovës,” pohoi Gashi.
Ndërkohë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës falendëroi edhe njëhërë ministrin Gashi për gatishmërinë për ti ndihmuar rreth këtij investime, duke kërkuar që bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve të vazhdojë më tutje.
“Kjo pra është edhe një dëshmi që Ministri i sportit dhe qeveria ka bërë strategjinë për sportin përkatësisht për futbollin dhe kjo është një prej projekteve që e kemi radhazi,”pohoi Ademi.
Kjo pjesë prej afro 10 hektarësh do të jetë në përdorim të Federatës së futbollit të Kosovës për 25 vjet, ndërkohë që shuma e investimit nga UEFA e FIFA kap shifrën prej 3 milionë eurove, por kjo shumë mund të rritet në bazë të rrjedhojës së projekti.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...