Presidentët e FIFA-s dhe UEFA-së kanë dënuar atë që autoritetet gjermane janë duke e quajtur si një sulm të planifikuar me bombë ndaj autobusit të skuadrës së Borussia Dortmundit.
Tri shpërthime të njëpasnjëshme ndalën gjigantin e Bundesligas në rrugën drejt stadiumit ‘Signal Iduna Park’ për të zhvilluar takimin e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Monacos, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin ka shprehur shqetësimin e tij ndaj skenave në Dortmund, por ka vlerësuar vendimin për të shtyrë ndeshjen për 24 orë.
“Jam thellë i shqetësuar nga shpërthimet që ndodhën në Dortmund”, tha ai në një deklaratë. “Vendimi për të shtyrë ndeshjen në UEFA Ligë të Kampionëve ndërmjet Borussia Dortmundit dhe AS Monacos ishte korret sepse ne duhet gjithmonë të kemi prioritet mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithë tifozëve tanë, zyrtarëve të skuadrës dhe lojtarëve”
Presidenti i FIFAS, Gianni Infantino ka deklaruar se trupi qeverisës i futbollit do të vazhdoj për të monitoruar hetimin brenda incidentit.
“Mendimet e të gjithëve te FIFA janë tek njerëzit në Dortmund dhe tifozëve të të dy skuadrave, Borussia Dortmundit dhe Monacos, pas ngjarjeve shqetësuese”
“Ne jemi duke monitoruar nga afër gjendjen e futbollistit Marc Bartra dhe i urojmë atij shërbim sa më të shpejtë nga lëndimet e marra”
“FIFA dënon incidentet në Dortmund. Ne të gjithë jemi duke pritur për më shumë detaje rreth incidentit”, përfundoi Infantino./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...