Faqja zyrtare e FIFA-s e ka publikuar një shkrim, ku flitet për ngritjen e Dardanëve. Kosova e kishte shpallur pavarësinë para më shumë se dhjetë viteve, megjithatë iu nevojitën edhe tetë vite të tjera para se Kongresi i FIFA-s ta pranonte në familjen e futbollit ndërkombëtar.
Tani, Kosova i ka vënë vetes disa synime mjaft ambicioze dhe duket se është në rrugën të drejtë për sukses.
Dardanët kishin kaluar në një periudhe të vështirë gjatë fazës kualifikuese për Kupën e Botës, duke e marrë vetëm një pikë nga 10 ndeshje. Megjithatë, kjo gjë pritej për shkak se rivalët në grup kishin skuadra mjaft të mirë: Kroacia, Turqia, Islanda, Ukraina dhe Finlanda.
“Duhet ta mbani mend se ne filluam me asgjë. Federata jonë ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë viteve të fundit. Stadiumi tani është licencuar dhe ne e kemi ligën tonë. Ne mund ta zhvillojmë stilin tonë të lojës dhe lojtarët kanë filluar të kenë më shumë përvojë”, ka thënë Ujkani, kapiten i Kombëtares së Kosovës. Dardanët vazhdojnë të ngjiten më lart në rangimin e FIFA-s, dhe tanimë kanë arritur në pozitën e 138-të në rangimin e fundit në shtator. Së fundi, Kosova e fitoi ndeshjen e parë me karakter garues, kur i mposhtën Ishujt Faroe me rezultat 2:0. Ndërsa, ndeshjet e fundit, ata arritën ta mposhtin edhe Maltën me rezultat 3:1, ndërsa barazuan me rezultat 1-1 kundër Ishujve Faroe si mysafirë. Nën menaxhimin e përzgjedhësit Bernard Challandes, i cili u emërua si pasues i Albert Bunjaku para rreth një viti, Kosova ka arritur ta zë pozitën e parë në grupin e tretë të Ligës D të Ligës së Kombeve, dhe shpresojnë se do të mund të promovohen në Ligën C.
“Jemi shumë të lumtur me këtë, dhe mendoj se mund të arrijmë edhe në top 100-en e rangimit të FIFA-s pas disa muajve. Ky është qëllimi ynë. Pasi ta arrijmë këtë, do të vendosim synime të tjera”, është shprehur Ujkani. “Puna ime është t’i mbajë të tjerët të lumtur, pasi që ne jemi të suksesshëm kur jemi në humor të mirë. Ne duhet të punojmë si ekip dhe të kalojmë mirë së bashku. Edhe kur lojtarët e rinj janë në bankën rezervë, unë tentoj të flas me ta dhe të krijoj një atmosferë pozitive. Ne jemi si familje. Pas dy apo tre viteve, Kosova do të jetë përmirësuar mjaftueshëm sa edhe ta fitojë një grup në ndonjë garë”. Kampionati Evropian i vitit 2020, i organizuar nga UEFA, është një ëndërr të cilën Kosova po tenton ta bëjë realitet.
“Në fillim, tifozët tanë nuk kishin durim dhe menduan se ne do të arrinim ta fitonim grupin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës menjëherë, por askush nuk mund ta priste një gjë të tillë. Kemi mësuar shumë nga kjo, kur duhet ta sulmojmë kundërshtarin dhe kur të mbrohemi”, ka shtuar Ujkani. “Kur Azerbajxhanit, para disa javëve, ne vetëm e largonim topin nga zona për t’u larguar presionin nga kundërshtari. Ky ishte një mësim i vlefshëm për mua dhe bashkëlojtarët e mi. Ne nuk rrezikojmë aq shumë tani dhe vazhdimisht po tentojmë ta gjejmë baraspeshën mes sulmit dhe mbrojtjes”. “Liga vendore na ndihmon shumë me këtë gjë. Lojtarët janë duke u rritur me rolet e tyre dhe janë duke u sfiduar te klubet e tyre, dhe kjo, natyrisht, i ndihmon edhe Kombëtares”. Me top 100-en para syve, Kampionatin Evropian në mendje, synimet ambicioze dhe pritshmëritë e larta, nuk ka asnjë dyshim që Kosova është duke u përmirësuar. Kur u pyet se me cilat Kombëtare do të dëshironte të ndeshej ndonjë ditë, kapiteni 30-vjeçar u përgjigj: “Brazilin ose Argjentinën! Ne do të ndeshemi me kombëtaret evropiane gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, por një duel me Lionel Messin, Neymarin dhe lojtarë të tjerë të klasit botëror do të ishte e mrekullueshme për vendin”.
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...