Federata Ndërkombëtare e Basketbollit ka shpërblyer Përfaqësuesen U16 të Kosovës në Basketboll, në Evropianin U16 të mbajtur në Sarajevë.
Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll, ka fituar çmimin për Fair Play në Evropianin FIBA U16, Divizioni B.
Kampionati Evropian U16 është mbajtur në Sarajevë të Bosnjës e Hercegovinës, në datat 9-18 gusht.
Ekipit U16 të Kosovës dy ditë me vonesë u ishin lejuar vizat nga Bosnja e Hercegovina, pasi është dashur që të ishte qysh të mërkurën në Sarajevë për ta zhvilluar stërvitjen e parë dhe më pas të enjten ta zhvillonte ndeshjen e parë kundër pikërisht Bosnje e Hercegovinës.Përfaqësuesja U16 e Kosovës në nëntë ditë zhvilloi tetë ndeshje, ku arriti dy fitore (ndaj Zvicrës dhe Luksemburgut), derisa pësoi gjashtë humbje (nga Republika e Çekisë, Bosnja e Hercegovina, Bjellorusia, Ukraina, Hungaria e Norvegjia.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...