Këshilltari i Sekretarit Gjeneral të FIBA-s, Lubomir Kotleba, në konferencën për shtyp sot në zyret e FBK-së, pas inspektimit të Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve ka thënë se FIBA do të pranojë projektin e paraqitur me 2813 ulëse për të lejuar që Kosova ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019”t’i zhvillojë si vendas.
Kotleba ka treguar se kapaciteti aktual prej 2 mijë 100 ulëseve është i papranueshëm për të zhvilluar ndeshjet e këtij niveli.
“Ideja e FIBA-s është që palestrat ku do të luhen ndeshjet për kualifikime të jenë të njëjta, do të thotë fusha të duket e njëjtë, si dhe kapacitetit jetë prej 3,000 ulëse. Në platformë, ju e keni paraqitur kapacitetin prej 2,100 ulëseve dhe kjo nuk është e mjaftueshme dhe e pranueshme për FIBA-n. Në vizitën inspektuese të bërë të mërkurën na është paraqitur projekti nga Ministria e Sportit me 2813 ulëse, dhe nëse kjo realizohet, atëherë FIBA do ta pranoj së bashku me përmirësimin e ndriçimit, dhe disa gjërave të tjera më të vogla”.
“Por e tërë kjo punë duhet ë kryhet ajo më larg se tri javë përpara ndeshjes së parë, që do të thotë ju do të luani me Lituaninë më 23 Nëntor dhe punimet në palestër duhet të përfundojnë më së largu deri më 2 Nëntor dhe e tërë kjo duhet të dëshmohet në FIBA,” ka thënë ndër të tjera Kotleba në konferencën e sotme për shtyp, ku bashkë me te ka qenë edhe kreu i FBK-së, Erolld Belegu, që ka thënë se mban shpresë dhe beson që gjithçka do të shkojë sipas premtimeve të bëra nga Departamenti i Sportit pranë Ministrisë përkatëse ashtu që Kosova t’i zhvillojë ndeshjet si vendas.
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...