Gjyqtari kosovar, Daut Mehmeti, u ndëshkua me pezullim të përjetshëm nga FIBA për kundërshtimin e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore.
Sipas faqes zyrtare të FIBA-s, sanksioni tashmë është vendosur ndaj gjqtarit.
Arsyeja që ka sjellë dënimin për arbitrin 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e paligjshme të disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar.
Daut Mehmeti, 37 vjeç, pa një fund të hershëm dhe të palavdishëm për karrierën e tij në arbitrim profesionist.
Sipas bgbasket.com, Mehmeti ka arbitruar gjashtë ndeshje të Maccabi Haifa në nëntë paraqitjet e tij të fundit në fushë.
Njoftimi për sanksionin përmend një “pezullim nga kryerja e një funksioni” dhe një “ndalim të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBA-s apo FIBA-s” për shkelje të Kodit të Etikës dhe Integritetit të federatës, për sa i përket basteve dhe manipulimit të garave.
Vetëm dy muaj më parë, FIBA ka dënuar edhe gardianin 30-vjeçar të Iskra Svit, Sasha Avramoviq, për të njëjtën arsye për të cilën është dënuar edhe Daut Mehmeti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...