FIBA Evropa e vlerëson lart organizimin e Kosovës

11:29 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info

FIBA Evropa e ka uruar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për organizim të mirë të Kampionatit Evropian – Divizioni C.

Turneu i këtij divizioni u organizua në Prishtinë nga 22 deri më 29 korrik.

“Në emër të FIBA Evrope dua t’ju falënderoj juve dhe të gjithë anëtarët e Federatës e vullnetarët që ishin të shkëlqyeshëm gjatë Kampionatit Evropian U-18 të Divizionit C, që u organizua në Prishtinë. Më tej, përgëzoj edhe fitoren historike të ekipit tuaj”, ka shkruar në letrën e urimit dërguar FBK-së drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme