Nga 16 deri më 21 gusht në Prishtinë do të mbahet FIBA European Challenger për U-16 te meshkujt.
Në këtë turne të rëndësishëm do të marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Gjibraltari, Malta, Luksemburgu dhe Moldavia.
Pas më shumë se një viti do të lejohen tifozët në ndeshjet e basketbollit. Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për masat anti-COVID do të lejohen 15 për qind e palestrës të jetë e mbushur me tifozë. Kështu do të jetë edhe në këtë ngjarje të rëndësishme për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Kosovën.
Tifozët do të kenë mundësi t’i përkrahin basketbollistët e rinj, që shpresojnë të bëjnë paraqitje sa më të mira në këtë garë.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka vendosur që mos të ketë bileta dhe 15 për qind e tifozëve sa lejohen në palestër të hyjnë pa para, pra falas.
Megjithatë, ata do të duhet tu përmbahen rregullave, siç janë mbajtja e maskës dhe distancës sociale. Maska dhe distanca vlen për të gjithë të pranishmit, ekipet, mediat, etj.
Kjo do të jetë hera e parë që do të ketë tifozë, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të vitit 2020. Ndërkohë, basketbollistët e Kosovës U-16 janë duke u stërvitur dy herë në ditë në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për këtë garë dhe të bëjnë paraqitje të mira.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje