Bordi i FIBA Evropës ka marrë vendim që të anulojë 16 Kampionatet Evropiane të gjeneratave të reja që ishin planifikuar të mbahen në korrik dhe gusht të këtij viti, duke përfshirë këtu edhe FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni C që ka qenë në program për datat 11-19 korrik 2020 në Prishtinë.
Një vendim të tillë Bordi i FIBA Evropës ka qenë i detyruar ta marrë për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19 në të gjithë botën.
“Duke marr parasysh situatën kritike dhe të jashtëzakonshme në të gjithë Evropën që rezulton nga pandemia dhe për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve dhe tifozëve, Bordi i FIBA Evropës ka vendosur që për shkak të vëllimit të madh të eventeve, të anuloj të gjitha 16 FIBA Kampionatet Evropiane të kësaj vere, si dhe Kampin në Postojna të Sllovenisë”, thuhet në njoftimin e FIBA Evropës.
Anulimi i eventeve do të thotë:
– Të gjithë organizatorëve të vitit 2020 duhet t’u jepet mundësia për të organizuar të njëjtin event edhe në vitin 2021 nëse Federatat Nacionale dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Përndryshe, do të hapet një procedurë kandidimi sipas afatit të zakonshëm, në vjeshtën e vitit 2020;
– Nuk do të ketë asnjë promovim apo largim në asnjë kategori;
– Regjistrimet për në FIBA Kampionate Evropiane të gjeneratave të reja do të bëhen normalisht për vitin 2021 pasi Federatat Nacionale do të regjistrojnë ekipet e tyre bazuar në forcën e brezave të tyre përkatës dhe gjithashtu duke u bazuar edhe në situatën e tyre financiare. Pas kësaj do të organizohet edhe shorti i ri për 2021.
Gjithashtu Bordi i FIBA Evropës ka vendosur të vazhdojë me pëkrahjen e fuqishme të Programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), si dhe ka vendosur që Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës që ka qenë në program në muajin e ardhshëm në Vilnius të Lituanisë ta shtyejë për në vjeshtë. Për datën e saktë të Asamblesë do të vendoset në takimin e muajit të ardhshëm të Bordit të FIBA Evropës.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...