Me vdekjen e Haqif Mulliqit, familja kosovare e hendbollit ka mbetur pa një anëtar të rëndësishm, ka vlerësuar Federata e Hendbollit e Kosovës.
Gazetari, dramaturgu dhe profesori i njohur kosovar ka vdekur të martën.
“Të martën ka ndërruar jetë Haqif Mulliqi, një personalitet i rrallë që ka lënë gjurmë në shumë fusha. Pos si profesor e dramaturg, i ndjeri Mulliqi është shquar edhe si hendbollist. Ai ishte lojtar i dalluar në skuadrën e Prishtinës, ndërsa më pas edhe përkrahës i madh i e vazhdueshëm i gjithë hendbollit kosovar. Me vdekjen e profesor Mulliqit, familja kosovare e hendbollit ka mbetur pa një anëtar të rëndësishm”, ka shkruar FHK.
Mulliqin e ka vlerësuar kryetari i i FHK-së, Eugen Saraçini.
“Kontributi i tij për sportin tonë dhe për Kosovën në përgjithësi do të kujtohet gjithnjë. Ju keni humbur një anëtar të familjes, por edhe Federata jonë dhe i gjithë komuniteti i hendbollit kosovar ka mbetur pa një anëtar të rëndësishëm”, ka thënë ai./rtk
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit