Google ADS

FFK zbulon agjendën e ceremonisë së varrimit të presidentit Fadil Vokrri

15:59 | 9 Qershor 2018
Arbresh Info

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ceremonia e varrimit e presidentit Fadil Vokrri do të zhvillohet nesër në Teatrin e Kosovës në Prishtinë.

Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, e cila ka marrë përsipër organizmin nga protokolli i shtetit, shkruan portali arbresh.info.

Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e shtunë) dhe si një figurë qendrore e futbollit të Kosovës, në shenjë nderimi, do të përcillet me nderime shtetërore.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Hollin e Teatrit të Kosovës në Prishtinë sipas agjendës së mëposhtme:

  • 12:00 – 13:30 Homazhe, Holli i Teatrit të Kosovës
  • 14:00 – 15:00 Mbledhje komemorative,
  • 17:00 Varrimi në varrezat e qytetit në Prishtinë

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme