Federata e Futbollit e Kosovës dhe presidenti i saj, Agim Ademi kanë uruar të gjitha gratë dhe vajzat me rastin 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
FFK ka shkruar në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale se është e përkushtuar në përpjekjet e saj për të siguruar që të gjitha vajzat dhe gratë ta kenë mundësinë e barabartë për të luajtur futboll dhe për të qenë pjesë e futbollit në të gjitha segmentet.
“Duke e kuptuar rëndësinë e barazisë gjinore në futboll dhe në shoqëri, ne do të vazhdojmë të punojmë për të nxitur dhe mbështetur vajzat dhe gratë që ta ndjekin pasionin e tyre për futbollin. Së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë”, ka shkruar FFK.
Ndërkaq, kreu i saj, Agim Ademi ka vënë në pah progresin që ka bërë shoqëria jonë në përmbushjen e barazisë gjinore, teksa ka shprehur mbështetjen për vajzat e gratë për t’iu bashkuar futbollit.
“Futbolli, nuk është vetëm sport, por edhe mjet i rëndësishëm për ndryshimin shoqëror, prandaj do të vazhdojmë të mbështesim dhe të inkurajojmë gratë e vajzat për t’u përfshirë në sportin tonë të përbashkët. Si president i FFK-së, viteve të fundit jam përkujdesur që t’u krijojmë mundësi të barabarta të gjitha vajzave e grave që të ndjekin pasionin e tyre për futbollin dhe këtë mision do ta ndjekim edhe në të ardhmen”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.
Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, ai ka uruar posaçërisht të gjitha lojtaret, trajneret, gjyqtaret dhe zyrtaret e administratoret e klubeve e të federatës, ngase siç ka thënë ‘ato me pasionin që kanë për futbollin janë burim inkurajimi dhe frymëzimi për gjeneratat e ardhshme’.
“Vlerësoj lart vlerat e punën e jashtëzakonshme të grave e vajzave dhe jam krenar për kontributin e tyre të çmuar në rritjen e vazhdueshme të futbollit në vendin tonë”, ka shtuar kreu i FFK-së.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...