FFK reagon pas skandalit të trukimit

14:11 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka deklaruar se FFK do të ndjekë deri në fund të gjitha skandalet për trukim të ndeshjeve në futbollin vendor.

Pas publikimit të një video nga “indeksonline” në të cilën shihet gjyqtari Bajram Gashi teksa tregon se mburret që vitin e shkuar ia ka siguruar fitoren Dritës ndaj Prishtinës. Këtë bisedë ai e zhvillon me trajnerin aktual të Dritës, Ismet Munishin, dhe vëzhguesin Ali Ajeti.

I kontaktuar nga Koha.net, Salihu ka thënë se akoma nuk ka parë incizimet, por ka dëgjuar për to dhe se është i sigurt se FFK do të ndjekë deri në fund të gjitha rastet për dyshime për trukim në futbollin vendor.

“Kemi dëgjuar, por nuk i kemi shikuar me vëmendje akoma. Unë dhe Fadil Vokrri jemi në kongres të FIFA-s dhe do të shohim incizimet deri sot pasdite. Pastaj do të flasim për këtë. Këtyre seneve do t’iu shkojmë deri në fund përndryshe s’ia vlen kështu”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme