FFK pritet të kërkojë rilicencim të stadiumit “Adem Jashari”

23:12 | 4 Prill 2020
A. B.

Kryetari Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka vizituar stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

FFK ka lëshuar disa komunikata ku ka treguar për vizitat e bëra të kryetarit në dy stadiumet kryesore në Kosovës.

Sipas kësaj kumtese, FFK zbulon se do të kërkojnë ri-licencimin e stadiumi “Fadil Vokrri” dhe aty të luhen disa ndeshje të ekipeve për arenën ndërkombëtare, por edhe të ekipeve të moshave dhe femrave.

“Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, i cili i takon kategorisë së dytë dhe ky mund të zhvillohen ndeshjet e klubeve tona në arenën evropiane, si dhe ekipet e kombëtareve të kategorive të reja dhe të femrave është mirëmbajtur dhe aktualisht është në gjendje të mirë, ndonëse MKRS e ka shpallur dhe e ka përfunduar tenderin për rinovimin e tërësishëm të tij me qëllim të ngritjes në nivelin e kategorisë së 4-të të UEFA-s, që do të ishte stadium alternativ për ekipin Kombëtar”.

“Ndonëse nuk dihet se kur do të fillojë rinovimi i këtij stadiumi, duke pasur parasysh se kjo është çështje e MKRS-së, FFK e sheh si mundësi që ta kërkojë ri-licencimin e këtij stadiumi nga Komisioni i UEFA-s, në mënyrë që ai të shfrytëzohet për ndeshjet para-kualifikuese për Ligën e Kampionëve, ku me shumë mundësi FFK prapë do të jetë organizatore e ndeshjeve të grupit”.

“Gjithsesi në javët në vazhdim pas kalimit të situatës së pandemisë do të shqyrtohen mundësitë nëse do të kërkohet rilicencimi nga UEFA apo do të fillojë realizimi i projektit të MKRS-së për rinovimin e tërësishëm”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme