FFK organizon kursin e radhës të trajnerëve për Licencën B

16:00 | 8 Janar 2025
D.H

Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e radhës për trajnerë për Licencë – B.

Kursi do të fillojë me datën 10 shkurt 2025, dhe do të përfshijë fazën e ligjëratave, punës praktike dhe atë të provimeve.

Kursi mes tjerash do të mbulojë temat në vijim në teori dhe praktikë:

– Njohja bazike e futbollit
– Stërvitje për të rinj
– Stërvitje teknike & taktike
– Përgatitja fizike
– Analizë e lojës

Kursi do të vazhdojë përgjatë muajit mars dhe kërkon një periudhë praktike në klub si dhe fazën e dytë mësimore!

Kriteret e pranimit në kurs janë:
• Vërtetim nga Policia rreth dosjes penale
• Certifikatë Shëndetësore pranë QKMF-së
• Kopje e licencës C
• Formular Aplikimi (shkarko këtu)
https://shorturl.at/xMbOD

Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.

Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së tretë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin UEFA B- Licencë.

Licenca B është kriter për Licencat e ardhshme siç është UEFA A Licencë për trajner. Pagesa e kursit është 700 € (euro) për person. Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në këtë kurs.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme