Federata e Futbollit e Kosovës në fund të këtij muaji do të organizojë kamp me grupmoshat e reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejt Atlantikut do të udhëtojë kontingjenti i trajnerëve të kombëtareve të grup moshave, të cilët qëllim kanë identifikimin dhe zbulimin e talentëve shqiptarë në SHBA, e të cilët një ditë mund të përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës në grupmoshat përkatëse, përcjell Arbresh.info.
Seleksionimin e talentëve të rinjë do ta bëjnë trajnerët aktual të kombëtareve Adil Maliqi përzgjedhës i U19, Arbnor Morina U17, Ilir Nallbani U15.
Kampi do të jetë i hapur më 28 nëntor, në Orangeburg të New York-ut dhe pjesë e tij do të jenë futbollistët e lindur në vitin 2005, 2006 dhe 2007, ndërsa me 29 nëntor, në po të njëjtin vend, në ditën e dytë të kampit do të jenë të mirëpritur gjeneratat 2008 dhe 2009.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në kampin seleksionues i cili do të mbahet në SHBA, duhet të dërgojnë një kërkesë tek përfaqësuesi i FFK-së për Amerikë, Mars Podvorica./Arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...