Federata e Futbollit e Kosovës në vazhdimësi po e dëshmon aftësinë dhe profesionalizmin e saj në organizimin e garave në nivel ndërkombëtar. Këtë vit, Kosova ka nderin të jetë nikoqire e turneut kualifikues për Kampionatin Evropian për grupmoshat U19 për vitin 2025.
Turneu do të zhvillohet në dy lokacione: Prishtinë dhe Podujevë, respektivisht në stadiumet “Fadil Vokrri” dhe “Zahir Pajaziti”, përcjell Arbresh.info.
Kjo zgjedhje është bërë për shkak të agjendës së ngjeshur dhe orarit të ndeshjeve, duke garantuar kushte optimale për të gjitha ekipet pjesëmarrëse.
Kombëtarja e Kosovës bën pjesë në grupin e 10-të, bashkë me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet do të zhvillohen më 13, 16 dhe 19 nëntor.
Organizimi i këtij turneu është një tjetër dëshmi e përkushtimit të FFK-së për të promovuar futbollin dhe për të rritur nivelin e përfaqësimit të vendit tonë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...