FFK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me komunën e Dragashit

17:21 | 2 Maj 2023
Orgesa Haziri

Federata e Futbollit të Kosovës ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Dragashit.

Në kuadër të programit të UEFA-s “Hat-Trick”, do të ndërtohet një fushë e sportit.

Presidenti Agim Ademi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

“Me këtë rast u diskutua dhe u vendos për ndërtimin e një fushe futbolli me bashkëfinancim, në kuadër të programit të UEFA-s “HatTrick”, e cila do të ofrojë mundësi klubeve dhe shkollave të futbollit në këtë komunë që të kenë kushte më të volitshme për stërvitje. Në këtë kuadër, u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Dragashit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme