Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka mirëpritur vendimin e marrë nga UEFA për të ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë për thirrjet kundër Kosovës dhe sjelljet raciste gjatë ndeshjes së 12 tetorit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës. Kjo masë e rreptë sipas tyre është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së parimeve sportive dhe të respektit në arenën ndërkombëtare.
Federata e Futbollit e Serbisë ka marrë dënimin nga UEFA për shkeljet e bëra në ndeshjen e 12 tetorit ndaj Zvicrës, ku ishin ballafaquar me njëra-tjetrën në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Kombeve.
Gjatë këtij takimi, tifozët serbë në kor kënduan këngë nacionaliste dhe anti-Kosovë, me ç’rast ky akt ka detyruar UEFA-n që t’i shqiptojë atyre një dënim prej 25 mijë eurosh, të luajë ndeshjen e ardhshme me mbyllje të pjesshme të tribunës si dhe 4000 vende me kusht për dy vjet.
Pas këtij dënimi ka reaguar FFK, e cila ka mirëpritur vendimin e UEFA-s për të ndëshkuar sjelljet raciste.
Reagimi i FFK-së
Federata e Futbollit e Kosovës mirëpret vendimin e marrë nga UEFA për të ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë për thirrjet kundër Kosovës dhe sjelljet raciste gjatë ndeshjes së 12 tetorit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës. Kjo masë e rreptë është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së parimeve sportive dhe të respektit në arenën ndërkombëtare.
Në emër të sportdashësve kosovarë, FFK thekson se një ambient sportiv duhet të jetë i lirë nga mesazhet provokuese, urrejtja dhe diskriminimi. Zyra jonë ligjore ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të raportuar këto shkelje pranë UEFA-s, dhe do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha mjetet ligjore për ta adresuar çdo veprim josportiv dhe të dëmshëm që cënon Kosovën dhe vlerat e sportit.
FFK mbetet e përkushtuar për të mbrojtur lojtarët, tifozët dhe komunitetin e futbollit nga aktet e urrejtjes dhe provokimet që synojnë të minojnë frymën e “fair play”-it. Federata do të vazhdojë të monitorojë dhe të reagojë kundër të gjitha shkeljeve të normave dhe vlerave në futboll, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Vendimi i UEFA-s kundër Serbisë është një mesazh i qartë që aktet e tilla të dënueshme nuk kanë vend në sport, dhe FFK mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të kontribuuar në një futboll të pastër, të drejtë dhe të respektuar për të gjithë./Telegrafi/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin