Federata e Futbollit të Kosovës ka shkruar një telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta, të Gani Imerit.
Imer përveçse ka qenë luftëtar në luftën e fundit në Kosovë, dha kontribut edhe në futbollin kosovar, shkruan Arbresh.info.
Ai ka qenë kryetar i klubit të futbollit Vushtria si dhe donator në klub.
“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Gani Imeri, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Gani Imeri ishte një figurë e shquar në qytetin e Vushtrrisë dhe në tërë Kosovën. Kontributi i tij ishte shumë dimensional; ishte shembull si luftëtar i lirisë, derisa pas çlirimit dha kontribut të madh së bashku me familjen në KF Vushtrria, ku ishte edhe kryetar e donator.
Ganiu ishte njeri me virtyte të larta, derisa me vizionin e tij kontribuoi në zhvillimin e futbollit dhe të shumë talenteve në Vushtrri.
Ai njihej si punëtor, atdhetar e humanist i madh dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!” , shkruhet në telegram ngushëllimin e FFK-së./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...