Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin me 20 skuadrat që do të ndahen në Grupin A dhe B në kuadër të Ligës së Parë për sezonin 2024/25.
Sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Kosovës do të fillojë një javë pas Superligës, apo më saktë me 17 gusht.
Tashmë dihen të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë sezon, ku nuk mungojnë ndryshimet.
FFK ka lëshuar një njoftim ku ka konfirmuar 20 skuadrat që do të luajnë këtë sezon në Ligën e Parë dhe ndarjen e tyre në grupe.
Në Grupin A do të jenë Besa Peja, Drenica, Istogu, Liria, Mitrovica, Rahoveci, Rilindja ’74, Trepça, Trepça ’89 dhe Vëllaznimi.
Në anën tjetër, Grupin B e formojnë 2 Korriku, Dinamo, Flamurtari, Fushë Kosova, KEK-u, Kika, Prishtina e Re, Ramiz Sadiku, Vjosa dhe Vushtrria.
Radhitja e ekipeve është me renditje alfabetike. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...