Google ADS

FFK ka proceduar në CAS ankesën ndaj vendimit për ndeshjen Rumani – Kosovë

11:41 | 5 Dhjetor 2024
D.H

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se ka proceduar në CAS ankesën për ndeshjen ndaj Rumanisë e luajtur në Bukuresht.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në sajtin zyrtar të FFK-së, shkruan Arbresh.info.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opionionin publik se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, të datës 15.11.2024.

FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar.

Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë se UEFA ia ka dhënë fitore Rumanisë 3-0, gjithashtu ka pasur dënime me të holla për të dyja federatat.

Ndryshe kjo ndeshje ishte mbyllur në minutat shtesë, pas tërheqjes së kombëtares së Kosovës nga fusha pas thirrjeve “Serbi Serbi”, të tifozëve rumun, derisa rezultati ishte 0-0./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme