Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së ka dënuar me 1200 euro Prishtinën, për “lëshim në organizimin e ndeshjes” ndaj Dritës në Kupë, për shkak të hudhjeve të mjeteve piroteknike nga tifozët.
Ndërsa, trajneri i Phoenix, Faruk Statovci, është suspenduar me dy ndeshje shkaku i kartonit të kuq dhe reagimeve në mënyrë sportive në fillim të pjesën së parë dhe në përfundim të saj ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes.
Vendimet e publikuara nga FFK-ja:
“FC Prishtina; Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 6, 8, 10, tifozët vendas hedhin mjete piroteknike në fushë për çka gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta, sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, FC Prishtina – FC Drita. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recedivist)”.
“Kryetrajneri i KF ”Phoenix’ Faruk Statovci me nr ID 010099M79. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A , Phoenix – Trepça ndëshkohet me karton të kuq pas reagimeve në mënyrë sportive në fillim të pjesën së parë dhe në përfundim të saj ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phoenix –Trepça. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”.
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...