FFK-ja organizon aktivitete për fëmijët me Sindromën Down

14:45 | 21 Mars 2024
KRG

Federata e Futbollit e Kosovës me programin e saj Grassroots është e përkushtuar në gjithëpërshirje.

Fëmijët me Sindromën Down, dy herë gjatë muajit kanë aktivitete të futbollit në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Skenderaj, Malishevë, Istog e Kaçanik.

Me trajner futbolli dhe edukator të licencuar të cilët punojnë me pasion, fëmijët me Sindromën Down përpos zhvillimit fizik rrisin edhe aftësitë ndërkomunikative dhe shoqërore.

FFK garanton që do të jetë gjithmonë përkrahëse dhe e vendosur për ndërgjegjësimin e shoqërisë.

Të ngjashme