Federata e Futbollit të Kosovës përmes një telegrami u ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy viktimave, ish-futbollist, që tragjikisht humbën jetën mbrëmë.
FFK thotë se me pikëllim të madh kanë marr lajmin për vdekjen e Molos Delija dhe Lordon Syla, që të dy ish-futbollis në Klubin e Futbollit Gjakova, shkruan Arbresh.info
“Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen tragjike të më të dashurve tuaj, Molos Delija dhe Lordon Syla. Në këto momente të vështira për familjet e juaja, nuk ka fjalë që mund të shprehin plotësisht dhimbjen tonë për humbjen e dy ish-futbollistëve, të cilët jo vetëm ishin pjesë e KF “Gjakova”, por edhe burim dashurie dhe inspirimi për të gjithë komunitetin e futbollit. Ky rast tragjik ka prekur zemrat e gjithsecilit prej nesh, teksa ka ndaluar në gjysmë ëndrrat e tyre të mrekullueshme dhe pasionin e madh për lojën e futbollit”, thonë nga FFK.
Lexo edhe:
Aksidenti me fatalitet në Prizren, dy nga viktimat ishin futbollistë
Kujtojmë se mbrëmë, gjatë një gare mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” në dalje të Prizrenit, njëri nga shoferët ka humbur kontrollin duke goditur tre këmbësor.
Viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa nga Policia kanë thënë se njëri nga të dyshuari është arrestuar./Arbresh.info
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja