Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) vazhdon të diskutojë për ta sjellë video asistentin e referimit (VAR) në futbollin vendor, pavarësisht mungesës së kushteve për instalimin dhe aplikimin e tij.
Drejtuesit e FFK-së u takuan sot në Tiranë me presidentin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, për të diskutuar për këtë çështje.
“Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë qëndruar sot për vizitë pune në Tiranë, me presidentin e FSHF-së. Temë e këtij takimi ishte aplikimi i VAR-it në Kosovë, duke pasur parasysh se Shqipëria qysh vitin e kaluar ka filluar negociatat dhe përgatitjet për aplikimin e këtij sistemi”, thuhet në një njoftim të FFK-së.
Duke qenë se stadiumet në Kosovë nuk plotësojnë as kushte elementare e lërë me kushte për aplikimin e teknologjisë më të re, shtëpia e futbollit në vend synon ta përdorë teknologjinë lëvizëse, e cila do t’i kushtonte shumë.
“Duke pasur parasysh mungesën e infrastrukturës së nevojshme në stadiume, sistemi VAR në Kosovë do të jetë mobil, për çka FFK e ka edhe mbështetjen e UEFA-s. Gjithsesi, një sistem i tillë është jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe sipas vlerësimeve të FSHF-së ky sistem kap vlerën e mbi 1 milionë eurove”, thuhet tutje në njoftim.
Për këtë, ajo po kërkon ndihmë nga federata motër, FSH, si dhe nga FIFA.
“FFK është duke punuar në drejtim të përshpejtimit të këtij procesi, në mënyrë që edhe në Kosovë VAR-i të fillojë të aplikohet në një afat sa më të shpejtë që është e mundur, teksa përvoja e FSHF-së në këtë drejtim mund të ndihmojë shumë… ku do të shfrytëzohet edhe përvoja dhe softuerët e tyre. Kjo gjë do të mundësojë trajnimin intensiv të gjyqtarëve me sistemin VAR dhe do ta bëjë të mundur përshpejtimin e aplikimit të tij në kampionatin tonë. FFK është këmbëngulëse që ta realizojë këtë projekt, për çka do të kërkojë edhe fonde nga FIFA por edhe nga institucionet përkatëse të shtetit, duke pasur parasysh se një sistem i tillë tashmë është bërë i domosdoshëm për futbollin.”
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga