Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuat të gjithë tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen Rumania – Kosova se është përcaktuar pikëtakimi zyrtar për nisjen e organizuar drejt stadiumit.
Siç njofton FFK-ja, vendtakimi do të jetë në rrugën Major Coravu, në orën 20:30 (sipas kohës lokale) nga ku tifozët do të nisen në mënyrë të koordinuar nën përcjelljen e organeve të rendit deri te stadiumi. Ky vendtakim është i vlefshëm për të gjithë tifozët, pavarësisht nëse posedojnë bileta për tribunën veriore apo Kategorinë 1.
“Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij organizimi, FFK u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga organizatorët dhe autoritetet e rendit”, thuhet në njoftimin e FFK-së./Arbresh.info/