Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se do të shpërndajnë fanella të Kombëtares së Kosovës.
Nesër nga ora 14:00, presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë dhe futbollistë të Kombëtares do të bëjnë një shëtitje në sheshin e Prishtinës dhe do të shpërndahen fanella të Kosovës, ka njoftuar FFK.
“Të nderuar/a nesër në orën 14:00 në prag të ndërrimit të motmoteve, presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë, si me futbollistë të Kombëtares e me drejtuesit e Dardanëve, do të bëjnë një shëtitje në sheshin e kryeqytetit, ku do të shpërndajnë për qytetarët një sasi të fanellave të Kombëtares së Kosovës.
“Nisja bëhet nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’. Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet me ekipet tuaja! Kujdesuni për veten tuaj dhe të tjerët – respektoni masat antiCovid19. Punë të mbarë!”, është thënë ndër të tjerash në njoftimin e FFK-së.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...